Shkencë dhe Teknologji, Koronavirusi

Facebook do t'i largojë postimet dezinformuese rreth vaksinave kundër COVID-19

Në një deklaratë, kompania tha se në faqet e rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram nuk do të lejohen postime që përmbajnë pretendime që janë hedhur poshtë nga ekspertët e shëndetit publik

Islam Doğru   | 03.12.2020
Facebook do t'i largojë postimet dezinformuese rreth vaksinave kundër COVID-19

New York

Platforma e rrjeteve sociale me bazë në SHBA, Facebook, njoftoi se do t’i heqë postimet që përmbajnë dezinformata në lidhje me vaksinat kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, kompania tha se në faqet e rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram nuk do të lejohen postime që përmbajnë pretendime që janë hedhur poshtë nga ekspertët e shëndetit publik.

"Ne do të largojmë pretendimet e rreme se vaksinat kundër COVID-19 mbajnë mikroçipa, që nuk i përmbajnë, dhe teori konspirative për të cilat ne e dimë se nuk janë të vërteta, siç është pretendimi se një pjesë e caktuar e popullatës po përdoret pa pëlqimin e tyre për të testuar sigurinë e vaksinës”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë më tej theksohet që Facebook ka larguar rreth 12 milionë postime që përmbajnë informacione të rreme në lidhje me pandeminë në periudhën nga marsi, kur filloi pandemia në SHBA, deri në tetor, dhe se inkurajohen artikuj që hedhin poshtë dezinformatat në lidhje me COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın