Turqia, Koronavirusi

Erdoğan: Turqia u dërgoi ndihmë 17 vendeve në luftën kundër koronavirusit

"Ne po bëjmë çdo përpjekje që të mos i lëmë vetëm miqtë tanë në këto ditë të vështira", tha presidenti turk

Sefa Mutlu,Çiğdem Münibe Alyanak   | 26.03.2020
Erdoğan: Turqia u dërgoi ndihmë 17 vendeve në luftën kundër koronavirusit

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se 69 vende deri më tani kanë kërkuar ndihmë nga Turqia për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19) dhe se vendi ka ndihmuar me pajisje të nevojshme 17 prej tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

"Në të kaluarën ishim vend që kërkonte ndihmë nga bota në kohë krizash, kurse sot, 69 vende kanë kërkuar ndihmë nga Turqia. Prej tyre, 17 vendeve, në kuadër të mundësive, ua kemi dërguar materialet e nevojshme", tha Erdoğan në një fjalim drejtuar kombit në lidhje me masat kundër pandemisë e cila ka përfshirë gjithë globin.

"Ne po bëjmë çdo përpjekje që të mos i lëmë vetëm miqtë tanë në këto ditë të vështira", shtoi presidenti turk.

Më tej në fjalën e tij, ai tha se Turqia është vendi që më herët mori masa të gjera për ta luftuar virusin.

Ai theksoi se pas pandemisë globale, bota më nuk do të jetë si më parë.

"Bota po shkon drejt një periudhe në të cilën asgjë nuk do të jetë e njëjtë pas kësaj epidemie dhe në të cilën do të ndërtohet një sistem i ri global, politik, ekonomik dhe shoqëror", tha presidenti i Turqisë.

Turqia deri më tani ka konfirmuar 59 viktima nga koronavirusi, me gjithsej 2.433 raste.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın