Sport, Koronavirusi

Edhe sportistët e SHBA-së kërkojnë anulimin e Olimpiadës në Tokio

Këshilli Amerikan Olimpik dhe Paraolimpik (USOPC) anketoi sportistët, 1.780 prej tyre, dhe 68 për qind konsiderojnë se Lojërat nuk duhet të fillojnë në afatin e caktuar, meqë pandemia ndikon në përgatitjet

Bakir Tiro   | 24.03.2020
Edhe sportistët e SHBA-së kërkojnë anulimin e Olimpiadës në Tokio

Sarajevë
Edhe sportistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), pas australianëve dhe kanadezëve, kërkuan që Lojërat e sivjetshme Olimpike Verore në Tokio të anulohen për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Amerikan Olimpik dhe Paraolimpik (USOPC) anketoi sportistët, 1.780 prej tyre, dhe 68 për qind konsiderojnë se Lojërat nuk duhet të fillojnë në afatin e caktuar, meqë pandemia ndikon në përgatitjet, konkretisht procesin e trajnimit

Madje, 25 për qind u prononcuan se fare nuk mund të stërviten për shkak se pishinat dhe sallat janë të mbyllura.

"Tani është më e qartë se kurrë se rruga për shtyrjen e lojërave është gjithnjë më e sigurt, dhe ne i bëjmë thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të ndërmarrë hapa për të mbajtur një mjedis të sigurt, me kushte të barabarta për të gjitha garat", thuhet në njoftimin e USOPC-së.

Sipas informacionit të fundit nga IOC, vendimi për shtyrjen eventuale të Lojërave Olimpike, gjegjësisht caktimin e datës së mbajtjes, do të shpallet më së voni brenda katër javëve të ardhshme.

Lojërat Olimpike Verore në Tokio, sipas planit para pandemisë së koronavirusit, duhet të mbahen nga 24 korriku deri më 9 gusht. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın