Turqia, Koronavirusi

COVID-19, universiteti turk modifikon maskat e zhytjes në respiratorë

Universiteti Trakya po modifikon maskat e zhytjes përmes printerëve 3D në respiratorë, që të mund të përdoren për pacientët e infektuar me koronavirus.

Seda Sevencan   | 09.04.2020
COVID-19, universiteti turk modifikon maskat e zhytjes në respiratorë

Edirne

Universiteti Trakya që ndodhet në pjesën veriperëndimore të Turqisë po modifikon maskat e zhytjes në respiratorë për pacientët me intubim që kanë nevojë për mbështetje gjatë frymëmarrjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga ky universitet përmes një kumtese thonë se një ekip ka filluar me prodhimin e aparatëve përmes printerëve 3D për të përshtatur maskat zhytëse për të qenë në përputhje me pajisjet e ventilimit mekanik.

Presidenti i universitetit, Erhan Tabakoğlu tha se maskat që mbulojnë tërë fytyrën, gjithashtu mbrojnë personin që e mban atë dhe njëkohësisht e zvogëlon rrezikun nga infeksioni.

Duke theksuar se maska do të ofronte mbështetje të shpejtë dhe të lehtë për pacientët që kishin nevojë për kujdes intensiv, Tabakoğlu tha se përveç pacientëve me COVID-19, aparatet mund të përdoren edhe për të tjerët që kishin nevojë për mbështetje të frymëmarrjes, përfshirë ato që vuajnë nga sëmundjet pulmonare.

"Aparati, i cili do të sigurojë mbështetje të shpejtë dhe të lehtë të ventilimit me maskë, tani e tutje do të jetë në dispozicion për të gjithë pacientët tanë që kanë nevojë për to", shtoi ai.

Turqia deri më tani ka raportuar 38.226 raste me COVID-19, ndërsa numri i vdekjeve është 812.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke infektuar rreth 1.5 milionë persona dhe shkaktuar vdekjen e pothuajse 90 mijë njerëzve deri më tani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın