Koronavirusi

COVID-19: Në 24 orët e fundit Spanja raporton 71 infeksione, asnjë viktimë

Ministria spanjolle e Shëndetësisë njoftoi se numri i vdekjeve nga koronavirusi mbetet 27.127

Ekip   | 01.06.2020
COVID-19: Në 24 orët e fundit Spanja raporton 71 infeksione, asnjë viktimë

Oviedo

Spanja në 24 orët e fundit nuk ka regjistruar asnjë vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19), por vetëm 71 infeksione të reja, numër më i ulët i infeksioneve të reja në baza ditore që nga fillimi i muajit mars, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria spanjolle e Shëndetësisë njoftoi se numri i vdekjeve nga koronavirusi mbetet 27.127.

Por, të dhënat janë të diskutueshme pasi javën e kaluar Spanja ndryshoi mënyrën e raportimit të numrave, duke ulur numrin e përgithshëm të vdekjeve për 2.000 nga pothuajse 29 mijë viktima të raportuara shkaku i koronavirusit.

Ekspertët parashikojnë se numri i viktimave mund të rritet deri të mërkurën.

Kiko Llaneras, analist i të dhënave, për të përditshmen spanjolle El Pais, të dhënat e reja zyrtare i quan konfuze, duke pretenduar një paragjykim të qeverisë për mos raportimin e numrave.

"Me të dhënat e sotme nuk do të thotë se askush nuk ka vdekur nga COVID-19", shkroi Llaneras në twitter.

Sipas ministrisë spanjolle, deri më tani në vend janë infektuar gjithsej 239.639 persona, prej të cilëve 2.760 janë diagnostikuar gjatë javës deri më sot. 

Pothuajse 124 mijë pacientë të prekur nga koronavirusi po trajtohen në spitale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın