Koronavirusi

COVID-19, Greqia hyn në fazën 4 të heqjes së kufizimeve

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në fillim të marsit njoftoi mbylljen totale me qëllim të frenimit të përhapjes së virusit, duke e bërë Greqinë një nga vendet e para që vendosi masa të hershme të sigurisë

Ekip  | 25.05.2020 - Përdıtësım : 26.05.2020
COVID-19, Greqia hyn në fazën 4 të heqjes së kufizimeve

Athinë

Pas thuajse dy muaj të izolimit të rreptë për shkak të të koronavirusit të ri (COVID-19), Greqia sot ka hyrë në fazën e katërt të heqjes së kufizimeve, duke rifilluar shërbimet e saj të trageteve, si dhe duke rihapur kafenetë dhe restoranet, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në fillim të marsit njoftoi mbylljen totale me qëllim të frenimit të përhapjes së virusit, duke e bërë Greqinë një nga vendet e para që vendosi masa të hershme të sigurisë.

Shërbimet e trageteve rifilluan lundrimin në të gjitha ishujt grekë dhe portet kontinentale me masa të rrepta të distancimit fizik, si dhe protokolle të sigurisë shëndetësore të cilat përfshijnë leximet e temperaturës së trupit dhe një pyetësor shëndetësor.

Ndalimi, megjithatë, ende mbulon tragetet që lundrojnë midis Greqisë dhe Italisë, të cilat pritet të rifillojnë më 1 qershor.

Bizneset e ushqimit dhe pijeve do të rihapen sot, duke qëndruar njerëzit jashtë ose brenda me të paktën njërën anë përballë në qiell të hapur.

Megjithatë, pronarët nuk do të lejohen të kenë më shumë se një person për një metër katror të sipërfaqes së tyre dhe gjithashtu duhet të ketë të paktën 0,70-1,70 metër hapësirë midis karrigeve të klientëve dhe tavolinave.

Stafi do të jetë i detyruar të mbajë maska dhe të respektojë të gjitha masat paraprake sanitare, përfshirë në tualete.

Greqia deri më tani ka regjistruar 2.878 raste të koronavirusit dhe 172 të vdekur, ndërsa janë testuar afër 154.000 persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın