Koronavirusi

COVID-19, 1.274 vdekje të reja në Brazil, 926 Meksikë dhe 834 në Indi

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 52.160 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.109.630 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 103.026

Muhammed Emin Canik, Nuri Aydın  | 12.08.2020 - Përdıtësım : 12.08.2020
COVID-19, 1.274 vdekje të reja në Brazil, 926 Meksikë dhe 834 në Indi

Buenos Aires/Ankara

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.274 vdekje, në Meksikë 926 dhe në Indi 834, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 52.160 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.109.630 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 103.026 me 1.274 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 639.562 raste dhe 25.571 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.243.124.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si "epiqendra e pandemisë" në Amerikën Latine.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës njoftoi se me 926 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 53.929. Ndërkaq, me 6.686 raste të reja, është rritur në 492.522 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 332.800 persona të prekur me COVID-19. 

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 119 mars.

Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 60.963 raste të reja, duke e rritur në 2.369.639 numrin e të infektuarve, ndërsa me 834 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, është rritur në 46.091 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 1.640.021. 

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın