Sport, Koronavirusi

Çeferin: Futbolli me tifozë do të kthehet së shpejti

"Ne do të ndjekim të gjitha rekomandimet e autoriteteve. Jam i sigurt se tifozët do të kthehen në stadiume shumë shpejtë", tha presidenti i UEFA-s, Çeferin

Bakir Tiro   | 20.05.2020
Çeferin: Futbolli me tifozë do të kthehet së shpejti

Sarajevë

SARAJEVË (AA) – Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Aleksander Çeferin tha se "futbolli me tifozë do të kthehet shumë shpejtë", transmeton Anadolu Agency (AA).

"Futbolli evropian nuk do të duhet të kalojë një periudhë të vështirë sepse koronavirusi nuk do të zgjasë përgjithmonë. Gjërat do të ndryshojnë përpara se disa të mendojnë. Unë jam optimist dhe nuk më pëlqen pikëpamja apokaliptike se po vjen vala e dytë, e tretë, madje e pestë e pandemisë. Ne do të ndjekim të gjitha rekomandimet e autoriteteve. Jam i sigurt se tifozët do të kthehen në stadiume shumë shpejtë", tha Çeferin për "Guardian".

Ai po ashtu tha se është e pashmangshme në periudhën e ardhshme që të ketë një krizë të caktuar financiare në futboll për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19). Ai beson se pritet rënie e çmimeve të kontratave dhe pagave për lojtarët.

"Por, nuk është e drejtë të themi se lojtarët janë lakmitarë sepse pagat e tyre janë të larta. Ata gjithashtu sjellin shumë të ardhura. Futbolli është një industri e madhe që paguan shuma të mëdha taksash. Futbollistët paguajnë taksa të mëdha”, tha Çeferin.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın