Koronavirusi

Britania heq masën e karantinës për qytetarët e Turqisë, Kroacisë dhe Serbisë

Udhëtarët që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga këto 56 vende nuk do të duhet të qëndrojnë në karantinë, përveç nëse ata kanë vizituar një vend që nuk është në këtë listë

İlyas Tayfun Salcı  | 03.07.2020 - Përdıtësım : 04.07.2020
Britania heq masën e karantinës për qytetarët e Turqisë, Kroacisë dhe Serbisë

Londër

Autoritetet britanike kanë hequr masën e karantinës 14-ditore për qytetarët e gjithsej 56 vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria britanike e Transportit njoftoi se masa e karantinës për qytetarët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar nga 56 vende do të shfuqizohet. 

Udhëtarët që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga këto 56 vende nuk do të duhet të qëndrojnë në karantinë, përveç nëse ata kanë vizituar një vend që nuk është në këtë listë. 

Lista e vendeve përfshin Gjermaninë, Zelandën e Re, Italinë, Spanjën, Japoninë, Danimarkën, Turqinë dhe Francën, si dhe Kroacinë dhe Serbinë nga rajoni i Ballkanit. 

Lista nuk përfshin SHBA-të, Meksikën apo Brazilin, ku pandemia e virusit është zgjeruar ndjeshëm. 

Në Mbretërinë e Bashkuar, masa e karantinës 14-ditore për qytetarët që vijnë nga jashtë ka filluar të zbatohet që nga 8 qershori.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.