Koronavirusi

Brazil, rritet numri i pacientëve me COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv

Ndonëse spitalet në Rio de Janeiro presin ulje të pacientëve me simptoma më të rënda të infeksionit, ka ende një numër të lartë vdekjesh në të cilat është përcaktuar prania e COVID-19

Vesna Besic   | 28.10.2021
Brazil, rritet numri i pacientëve me COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv ( Fabio Teixeira - Anadolu Agency )

Rio de Janeiro

Në Brazil 442 persona e kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, duke rritur numri e viktimave në 606.246, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndonëse spitalet në Rio de Janeiro presin ulje të numrit të pacientëve me simptoma më të rënda të infeksionit, ka ende një numër të lartë vdekjesh në të cilat është përcaktuar prania e COVID-19.

Shumica e pacientëve të shtruar në spital nuk janë vaksinuar kundër COVID-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 13.400 raste të reja të infektimit me koronavirus.

Një fotoreporter i AA-së regjistroi gjendjen në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Posse, në qytetin Nova Iguacu, Rio de Janeiro.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın