Koronavirusi

Bisedë telefonike Erdoğan-Trump, në fokus pandemia e koronavirusit

Udhëheqësit e dy vendeve u pajtuan për të ndërmarrë hapat e nevojshme për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe të dhënat mbi kontrollin e efekteve të ndryshme të pandemisë së koronavirusit

Gözde Bayar   | 31.03.2020
Bisedë telefonike Erdoğan-Trump, në fokus pandemia e koronavirusit Foto: AA/Arhiv

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, janë pajtuar se lufta kundër shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19) mund të fitohet vetëm përmes solidaritetit dhe bashkëpunimit global, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e komunikimeve e presidencës turke njoftoi se presidenti Erdoğan dhe presidenti Trump diskutuan pandeminë globale në vazhdim, si dhe marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Udhëheqësit e dy vendeve u pajtuan për të ndërmarrë hapat e nevojshme për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe të dhënat mbi kontrollin e efekteve të ndryshme të pandemisë së koronavirusit.

Në Turqi, mbi 10 mijë persona janë testuar pozitivë ndaj virusit COVID-19, ndërsa 168 persona kanë humbur jetën. 

Pas shfaqjes dhjetorin e kaluar për herë të parë në Wuhan, koronavirusi aktualisht është përhapur në të paktën 178 vende dhe territore në të gjithë botën, aktualisht me epiqendër Evropën pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.

Në mbarë globin, sipas të dhënave nga Universiteti John Hokins me bazë në SHBA, koronavirusi ka vrarë mbi 39 mijë dhe ka infektuar mbi 800 mijë persona, ndërsa rreth 172 mijë janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın