Sport, Koronavirusi

Bayern Munich do të luajë ndeshjet në stadium të zbrazët për shkak të koronavirusit

Guvernatori i Bavarisë Markus Söder tha se shteti i tij do të ndalojë tifozët nga ndjekja e ndeshjeve edhe nëse nuk ka një marrëveshje për ta bërë atë në mbarë vendin

Ekip   | 30.11.2021
Bayern Munich do të luajë ndeshjet në stadium të zbrazët për shkak të koronavirusit

Mynih

Gjiganti gjerman i futbollit Bayern Munich ka të ngjarë të presë Barcelonën pa spektatorë në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme pasi guvernatori i shtetit tha sot se do të kërkojë që aktivitetet sportive të mbahen në stadiume të zbrazëta për shkak të shkallës së lartë të infektimit me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Bavarisë Markus Söder tha se shteti i tij do të ndalojë tifozët nga ndjekja e ndeshjeve edhe nëse nuk ka një marrëveshje për ta bërë atë në mbarë vendin, përpara bisedimeve të martën midis shteteve të Gjermanisë, kancelares që po largohet Angela Merkel dhe pasuesit të saj të caktuar, Olaf Scholz.

“Nuk ka kuptim të lejojmë sërish spektatorë për një të ardhme të parashikueshme”, i tha Söder transmetuesit rajonal Bayern 2.

“Nëse kjo nuk funksionon në nivel federal, ne do ta bëjmë atë vetëm për Bavarinë”, shtoi ai.

Söder nuk dha një plan kohor për planin e tij. Ndeshja e radhës e Bayern-it në shtëpi është kundër Barcelonës më 8 dhjetor, me një ndeshje në shtëpi të Bundesligës kundër Mainz-it tri ditë më vonë. Masa do të prekë gjithashtu klubet e tjera të futbollit për meshkuj të kategorisë së lartë në Bavari, Augsburg dhe Greuther Fürth, si dhe ekipe të shumta në sporte të ndryshme.

Bayern-it iu lejua prani e plotë prej 75.000 spektatorësh në tetor, por rritja e shkallës së infeksionit çoi në një ulje të kapacitetit në 25 për qind në Bavari javën e kaluar. Tifozëve në shtet u kërkohet të tregojnë një test negativ për koronavirusin, si dhe prova të vaksinimit ose shërim të fundit nga virusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın