Turqia, Koronavirusi

Barnat për COVID-19 nga Kina shpërndahen në Turqi

"Barnat, të cilat arritën në Ankara u shpërndanë në 40 qytete përmes ambulancave ajrore. Barnat e reja do të përdoren nga pacientët me COVID-19 që trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv", tha ministri Koca

Erdoğan Çağatay Zontur,Jeyhun Aliyev   | 24.03.2020
Barnat për COVID-19 nga Kina shpërndahen në Turqi

Ankara

Barnat për koronavirusin e ri nga Kina përmes ambulancës ajrore janë dërguar në 40 qytete në të gjithë Turqinë, për t'u përdorur për pacientët në njësitë e kujdesit intensiv, njoftoi sot ministri turk i Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Barnat, të cilat arritën në Ankara vonë mbrëmë, u shpërndanë në 40 qytete përmes ambulancave ajrore. Barnat e reja do të përdoren nga pacientët me COVID-19 që trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv", tha Fahrettin Koca në një deklaratë të shkruar.

Pas shfaqjes në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, virusi është përhapur në të paktën 169 vende dhe rajone në mbarë globin, me mbi 392,000 raste dhe 17,000 vdekje.

Deri më tani, thuajse 103,000 persona të diagnostikuar me COVID-19 janë shëruar nga sëmundja.

Deri më tani, 37 persona kanë vdekur nga virusi në Turqi, me 1.529 raste të konfirmuara.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın