Koronavirusi

Avokatët në Marok kundërshtojnë vendimin e qeverisë për vaksinim të detyrueshëm kundër COVID-19

Unioni Maroken i Avokatëve refuzoi dhënien e certifikatës së vaksinimi për transportin midis qyteteve, hyrjet në vende private dhe publike, si dhe bërjen e vaksinimit të detyrueshëm

Khalid Mejdoup, Zeynep Tüfekçi Gülay   | 24.10.2021
Avokatët në Marok kundërshtojnë vendimin e qeverisë për vaksinim të detyrueshëm kundër COVID-19

Rabat

Unioni Maroken i Avokatëve njoftoi se është kundër vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit të vendosur nga qeveria dhe certifikatës së vaksinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grupi refuzoi dhënien e certifikatës së vaksinimi për transportin midis qyteteve, hyrjet në vende private dhe publike, si dhe bërjen e vaksinimit të detyrueshëm.

Në një deklaratë grupi tha se gjendja e jashtëzakonshme nuk duhet të jetë arsye për të “hequr dorë” nga arritjet e të drejtave të njeriut dhe vendimet që shkelin kushtetutën.

Më shumë se 20.000 persona kanë mbështetur një fushatë nënshkrimesh të nisur kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe certifikatës në Marok.

Me vendimin e datës 12 tetor, qeveria shpalli të detyrueshme paraqitjen e një certifikate në hyrje të transportit midis qyteteve, kafene, restorante, banja, terrene sportive dhe dyqane.

Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet marokene, 14.606 persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, ndërsa 944.076 janë infektuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın