Koronavirusi

Arabia Saudite, rritet në 29 numri i vdekjeve nga COVID-19

Autoritetet shëndetësore njoftuan se me katër viktima të reja numri i vdekjeve në vend u rrit në 29, ndërsa me 140 raste të reja numri i të infektuarve ka arritur në 2.179

Seda Sevencan   | 04.04.2020
Arabia Saudite, rritet në 29 numri i vdekjeve nga COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Stamboll

Në Arabinë Saudite koronavirusi i ri (COVID-19) ka vrarë 29 persona nga gjithsej 2.179 raste të konfirmuara deri më tani me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet shëndetësore njoftuan se me katër viktima të reja numri i vdekjeve në vend u rrit në 29, ndërsa me 140 raste të reja numri i të infektuarve ka arritur në 2.179.

Në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Arabia Saudite ka vendosur kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në provincën Jeddah.

Po ashtu vendi ka ndaluar daljen dhe hyrjen në rrethet në provincën Jeddah për të parandaluar koronavirusin.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA në të gjithë botën nga ky virus kanë humbur jetën rreth 64 mijë persona, ndërsa janë infektuar mbi 1.1 milionë. Po ashtu rreth 238 mijë persona janë shëruar nga virusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın