Koronavirusi

Angli, mbi 50 mijë vdekje nga COVID-19 në gjysmën e parë të vitit

Të dhënat po ashtu tregojnë se 38.964 nga personat që humbën jetën nuk kishin pranuar asnjë vaksinë kundër virusit COVID-19 dhe 11.677 të tjerë kishin pranuar vetëm dozën e parë të vaksinës

Ahmet Gürhan Kartal   | 13.09.2021
Angli, mbi 50 mijë vdekje nga COVID-19 në gjysmën e parë të vitit Foto: AA/Arkiv

Londër

Sipas të dhënave zyrtare, në gjysmën e parë të këtij viti në Angli mbi 50 mijë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat zyrtare nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) tregojnë se në vend gjithsej 51.281 vdekje u regjistruan nga 2 janari deri më 2 korrik të këtij viti.

Të dhënat po ashtu tregojnë se 38.964 nga personat që humbën jetën nuk kishin pranuar asnjë vaksinë kundër virusit COVID-19 dhe 11.677 të tjerë kishin pranuar vetëm dozën e parë të vaksinës.

ONS theksoi se numri i atyre që humbën jetën pasi pranuan të dy dozat e nevojshme të vaksinës është 640, shifër që korrespondon me 1,2 për qind të numrit të përgjithshëm të vdekjeve.

Mosha mesatare e atyre që humbën jetën pas marrjes së dy dozave është 84.

Gjithsej 214.701 vdekje, të cilat nuk kishin lidhje me pandeminë COVID-19, po ashtu u regjistruan në të njëjtën periudhë të këtij viti në Angli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın