Koronavirusi

Ambasadori izraelit në Gjermani testohet pozitiv me COVID-19

Ambasadori Issacharoff dhe një diplomat izraelit në Ambasadën në Berlin kishin kontraktuar me virusin, pas një takimi me një deputet nga Asambleja Federale e Gjermanisë, emri i të cilit nuk u përmend

Erdoğan Çağatay Zontur  | 17.03.2020 - Përdıtësım : 17.03.2020
Ambasadori izraelit në Gjermani testohet pozitiv me COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Kuds

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka bërë të ditur se ambasadori izraelit në Gjermani, Jeremy Issacharoff, është testuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç u raportua, ambasadori Issacharoff dhe një diplomat izraelit në Ambasadën në Berlin kishin kontraktuar me virusin, pas një takimi me një deputet nga Asambleja Federale e Gjermanisë, emri i të cilit nuk u përmend.

Issacharoff dhe diplomati tjetër thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ambasada e Izraelit në Berlin është mbyllur që nga 13 marsi, ndërsa të gjithë diplomatët në Ambasadë u vendosën në karantinë në shtëpitë e tyre.

COVID-19 për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe që atëherë është përhapur në të paktën 150 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli shpërthimin një pandemi.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila grumbullon numrat e ri të rasteve me koronavirus, nga mbi 190 mijë raste të konfirmuara, numri i vdekjeve aktualisht tejkalon shifrën 7.500, ndërsa më shumë se 80.800 janë shëruar.

Numri aktual i rasteve aktive është mbi 106 mijë, 93 për qind e të cilëve janë në gjendje stabile dhe 7 për qind në gjendje kritike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.