Koronavirusi

Akar: Nuk ka raste të COVID-19 në stafin ushtarak turk

Ministri turk i Mbrojtes, Hulusi Akar, tha se forcat e armatosura gjithashtu janë duke prodhuar maska mjekësore dhe dezinfektues

Erdoğan Çağatay Zontur,Jeyhun Aliyev   | 24.03.2020
Akar: Nuk ka raste të COVID-19 në stafin ushtarak turk

Ankara

Ministri turk i Mbrojtes, Hulusi Akar, tha se nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit të ri (COVID-19) në mesin e stafit ushtarak turk, raporton Anadolu Agency (AA).

"Nuk kemi pasur incidente deri më tani dhe do t'i kryejmë detyrat tona pa incidente", tha Akar në një konferencë për media.

Ai gjithashtu njoftoi se është krijuar një qenër për të zbutur përhapjen e koronavirusit në Forcat e Armatosura Turke.

Qendra ka për qëllim që të monitorojë dhe menaxhojë masat kundër virusit në njësitet ushtarake dhe selitë.

Akar tha se forcat e armatosura gjithashtu janë duke prodhuar maska mjekësore dhe dezinfektues, duke shtuar se, "Ne synojmë të plotësojmë nevojat jo vetëm të Forcave të Armatosura Turke, por nevojat e gjithë popullit tanë duke rritur prodhimin".

Pasi u paraqit fillimisht në qytetin kinez Wuhan, koronavirusi i njohur si COVID-19 është shpërndarë në të paktën 169 shtete dhe rajone. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi botërore.

Sipas të dhënave të fundit, Turqia ka 1.529 raste të konfirmuara dhe 37 viktima nga koronavirusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın