Turqia, Koronavirusi

Afër 450 mijë vaksina të koronavirusit të administruara brenda një dite në Turqi

Më 12 qershor u dhanë 449.684 vaksina, tha ministri i Shëndetësisë

Büşra Nur Çakmak  | 13.06.2021 - Përdıtësım : 14.06.2021
Afër 450 mijë vaksina të koronavirusit të administruara brenda një dite në Turqi

Ankara

Afër 450 mijë doza të vaksinave kundër koronavirusit u administruan të shtunën në Turqi, njoftoi ministri i Shëndetësisë i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Gjithsej 449.684 vaksina u dhanë të shtunën, 12 qershor, 99,485 për qind e atyre që caktuan takim për vaksinimin erdhën dhe i morën vaksinat e tyre", tha Fahrettin Koca në Twitter.

“Ne jemi një hap më afër jetës normale. Faleminderit”, shtoi ai.

Turqia ka administruar më shumë se 33,32 milionë doza që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar. Më shumë se 19,67 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa mbi 13,64 milionë janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të ministrisë.

Turqia raportoi 6.076 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 503 pacientë simptomatikë të shtunën. Numri i përgjithshëm i rasteve është më shumë se 5,32 milionë, ndërsa numri i të vdekurve në gjithë vendin ka shkuar në 48.668, me 75 viktima të reja.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, Turqia aktualisht po zbaton orë policore nga ora 22:00 deri në 5:00 të mëngjesit nga e hëna në të shtunën dhe mbyllje të plotë të dielave.

Që nga dhjetori 2019, pandemia ka marrë mbi 3,79 milionë jetë në pothuajse gjithë globin, me më shumë se 175,53 milionë raste të raportuara në gjithë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins me bazë në SHBA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın