Koronavirusi

Afrikë, shkon në afro 4,7 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve shkoi në 4.699.206, kurse numri i të shëruarve u rrit në 4.235.492

Gökhan Kavak   | 13.05.2021
Afrikë, shkon në afro 4,7 milionë numri i rasteve me COVID-19

Abuja

Në Afrikë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) shkoi në afro 4 milionë e 700 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometers", ku azhurnohen të dhënat rreth pandemisë COVID-19, bëhet e ditur se numri i viktimave në kontinentin afrikan ka arritur në 125.705.

Numri i rasteve shkoi në 4.699.206, kurse numri i të shëruarve u rrit në 4.235.492.

Në kontinent numri më i madh i rasteve u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe në Libi.

Ndërkaq, numri më i madh i viktimave nga ky virus u shënua në Republikën e Afrikës së Jugut, Egjipt dhe në Tunizi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın