Koronavirusi

“Pandemia COVID-19 mund të shtyjë rreth 49 milionë afrikanë në varfëri ekstreme”

Sipas raportit të publikuar nga AfDB, në vitin 2020 një të tretat e popullsisë së kontinentit, 425 milionë njerëz, vlerësohet se do të jenë në 1,9 dollarë nën fuqinë blerëse, ndërsa COVID-19 do ta përkeqësoj situatën

Alaattin Doğru  | 08.07.2020 - Përdıtësım : 08.07.2020
“Pandemia COVID-19 mund të shtyjë rreth 49 milionë afrikanë në varfëri ekstreme”

Dakar

Banka Afrikane për Zhvillim (AfDB) bëri të ditur se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) mund të shtyjë gati 49 milionë afrikanë në varfëri ekstreme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të publikuar nga AfDB me titullin "Perspektiva Ekonomike Afrikane 2020 - Shtojca COVID-19", në vitin 2020 një e treta e popullsisë së kontinentit, 425 milionë njerëz, vlerësohet se do të jenë në 1,9 dollarë nën fuqinë blerëse, ndërsa COVID-19 do ta përkeqësoj situatën.

Raporti bën të ditur se kontinenti është ndikuar shumë seriozisht nga kriza ekonomike të shkaktuar nga pandemia, si dhe gjatë viteve 2020-2021 mund të shtyjë 28,2 deri 48,2 milionë afrikanë në varfëri ekstreme.

Raporti gjithashtu pret një tkurrje prej 1,7 deri në 3,4 për qind në prodhimin kombëtar bruto në të gjithë kontinentin.

Më tej, sipas raportit, 24,6 deri në 30 milionë njerëz mund të humbin punën, prej cilës më së shumti do të ndikohet Nigeria me popullsinë më të madhe prej 200 milionë.

Deri më tani në mbarë Afrikën janë raportuar mbi 511.000 raste me COVID-19 dhe të paktën 12.000 të vdekur nga virusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın