Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 154 raste të reja dhe 408 të shëruar nga COVID-19

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 187.068, prej të cilëve 167.810 tashmë janë shëruar

Ekip   | 20.09.2021
Maqedoni e Veriut, 154 raste të reja dhe 408 të shëruar nga COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 154 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), por nga ana tjetër janë shëruar 408 pacientë të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitiv ndaj virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 187.068, prej të cilëve 167.810 tashmë janë shëruar.

Vendi po ashtu ka regjistruar rritje të numrit të viktimave nga COVID-19, përkatësisht numri i tyre ka arritur në 6.472, me 12 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.786.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.254.061 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.967 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın