BEOGRAD (AA) - Reth 2.000 pjesëmarrës të Paradës së krenarisë parakaluan sot nëpër rrugët e Beogradit, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas grumbullimit para Selisë së Qeverisë, pjesëmarrësit e Paradës së krenarisë janë nisur në drejtim të Kuvendit të Sërbisë, ku përfaqësuesit e komunitetit organizues mbajtën fjalimin.
Në kolonën përveç pjesëmarrësve të Paradës ishin edhe ministrat në Qeverinë serbe, Kori Udovicki, Ministrja për administrim dhe vetqeverisje lokale, Ministri i Kulturës Ivan Tasovac, Ministri për Integrimin Evropian Jadranka Joksimovic si dhe shumë përfaqësues të institucioneve shtetërore të Serbisë.
Anëtarët e komunitetit LGBT, kryesisht të rinj mbanin flamujt ngjytë ylberi si dhe trasparente në mbështetje të këtij komuniteti. Në krye të kolonës ishte dalluar një baner ku shkruante "Krenaria për të gjithë."
Michael Devenport, ambasadori amerikan në Serbi, mbajtjen e sotme të Paradës së krenarisë në Beograd e ka vlerësuar si përparim në realizimin e të drejtave të njeriut të Serbisë. Ai falënderoi veçanërisht pjesëtarët e policisë që ishin përgjegjës për sigurinë në ngjarjën e sotme gjatë të cilës nuk janë regjistruar incidente.
Parada e krenarisë për çështje sigurie nuk është mbajtur në dy vitet e fundit. Kujtojmë se gjatë Paradës së mbajtur në vitin 2011 janë lenduar disa persona dhe disa pjesëmarrës të policisë.