Bota, Jamal Khashoggi

"Zbardhja e vrasjes së Khashoggit, nevojë ndërkombëtare"

"Raporti i OKB-së vuri në dukje se zbardhja e vrasjes është një nevojë ndërkombëtare", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanise, Maria Adebahr

Cüneyt Karadağ, Erbil Başay  | 21.06.2019 - Përdıtësım : 22.06.2019
"Zbardhja e vrasjes së Khashoggit, nevojë ndërkombëtare"

Berlin

Raporti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi tregon se zbardhja e rastit është një nevojë ndërkombëtare, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media lidhur me raportin e përgatitur nga Raportuesja Speciale e OKB-së për Ekzekutime Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare, Agnes Callamard, zëdhënësja gjermane Maria Adebahr tha se Gjermania pret nga Arabia Saudite të zbardhë rastin në mënyrë bindëse dhe gjithëpërfshirëse.

"Raporti vuri në dukje se zbardhja e vrasjes është një nevojë ndërkombëtare", tha Adebahr, duke theksuar se raporti i OKB-së do të kontribuojë në zgjidhjen e rastit.

"Ne do të analizojmë raportin në mënyrë të detajuar", tha Adebahr, e pyetur në lidhje me indikacionet e besueshme të raportit të cilat theksuan se princi saudit i kurorës është i përfshirë në vrasje.

Adebahr tha se do të diskutojnë me raportuesen speciale të OKB-së gjatë Këshillit të të Drejtave të Njeriut që do të organizohet në Gjenevë më 26 qershor.

Kujtojmë se raporti i OKB-së i publikuar dy ditë më parë tha se shteti saudit ishte përgjegjës për vrasjen e Khashoggit më 2 tetor të vitit të kaluar në Konsullatën saudite në Stamboll dhe bëri thirrje për hetime të mëtejshme mbi rastin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın