Turqia

Zgjedhjet në Turqi, të moshuarit dhe të sëmurët votojnë në shtëpitë e tyre

Për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi që mbahen sot, të regjistruar gjenden 17.258 votues të cilët kanë mundësi të përdorin "kutitë e mobile të votimit", pasi kanë plotësuar kërkesat e Komisionit të Lartë Zgjedhor

Sadık Kedir Abdu  | 24.06.2018 - Përdıtësım : 24.06.2018
Zgjedhjet në Turqi, të moshuarit dhe të sëmurët votojnë në shtëpitë e tyre

Ankara

ANKARA (AA) - Njerëzit e moshuar dhe të sëmurë të cilët nuk ishin në gjendje për të ardhur në vendvotime patën mundësinë të votojnë në shtëpi për herë të parë në historinë politike të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi që mbahen sot, të regjistruar gjenden 17.258 votues të cilët kanë mundësi të përdorin "kutitë mobile të votimit", pasi kanë plotësuar kërkesat e Komisionit të Lartë Zgjedhor.

Votuesit duhej të dorëzonin një raport mjekësor ku theksoheshin arsyet e pamundësisë për të shkuar në qendrat e votimit.

Në dhomën e votuesve vendoset një kabinë votimi, duke mundësuar privatësi të plotë në ushtrimin e të drejtës së votimit.

Në provincën Zonguldak në rajonin e Detit të Zi, Hatice Oral (55), e cila është aftësi të kufizuara që nga lindja, përdori kabinën private të votimit për të përmbushur obligimin qytetar.

"Kjo thjeshton gjërat për ne", tha nga ana tjetër Reçep Sengec (72), i cili vuan nga distrofia muskulare. Ai përdori kabinën private në provincën veriperëndimore Sakarya.

Në krahinën veriperëndimore Kocaeli, Fatma Buyukgol, 90 vjeçare, e cila është e palëvizshme, gjithashtu shfyrtëzoi votën e saj.

Votimi filloi në ora 8:00 sipas kohës lokale dhe do të vazhdojë deri në orën 17:00.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın