Ivana Ramadanova
24 Shtator 2016•Përditësim: 25 Shtator 2016
SHKUP (АА) – Nëpunësit policorë nga Sektori për Punë të Brendshme –Kumanovë në koordinim me nëpunësit policor nga Departamenti për luftën ndaj krimit të organizuar dhe Departamenti për çështje kufitare dhe migracion gjatë bastisjes në shtëpinë e personit Q.A (46) nga fshati Llojan, në stallë gjetën 35 migrantë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se gjatë bastisjes pronari nuk ishte i pranishëm, ndërsa në shtëpi ishte djali i tij R.A (18).
Përveç migrantëve të gjetur në hapësirën ndihmëse në fshatin Llojan, janë zbuluar dhe privuar nga liria edhe O.K (25) dhe M.D (40) nga Afganistani, S.S (33), N.A (18), A.A (19) dhe A.M (20) të gjithë nga Pakistani për të cilët ekziston dyshimi se në mënyrë kundërligjore kanë mbajtur personat L.M nga Siria me katër fëmijët e saj të mitur dhe H.U po ashtu nga Siria me dy fëmijët e saj të mitur.
Djali i pronarit të shtëpisë nga fshati Llojan R.A është arrestuar, ndërsa babai i tij është duke u kërkuar për shkak të dyshimit themelor se janë kryerës të veprës kriminale “trafikim të migrantëve”. Në SPB Kumanovë janë arrestuar edhe shtetasit e huaj për të cilët po ashtu ekziston dyshimi për kryerje të veprës “trafikim të migrantëve” dhe kundër tyre po ashtu do të depozitohet kallëzim penal.