Turqia

"Heqja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të pengojë luftën kundër terrorizmit"

"Gjendja e jashtëzakonshme do të përfundojë, por lufta më këmbëngulëse dhe më e vendosur kundër të gjitha llojeve të terrorizmit, veçanërisht kundër FETO-s do të vazhdojë deri në fund"

Faruk Zorlu  | 16.07.2018 - Përdıtësım : 17.07.2018
"Heqja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të pengojë luftën kundër terrorizmit"

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gül, ka deklaruar se gjendja e jashtëzakonshme në vendin e tij e imponuar pas tentativës për grusht shteti të vitit 2016 do të hiqet brenda pak ditësh, por lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në simpoziumin e 15 Korrikut të titulluar “Lufta ndërkombëtare kundër grusht shtetit”, Gül tha se: “Gjendja e jashtëzakonshme do të përfundojë, por lufta më këmbëngulëse dhe më e vendosur kundër të gjitha llojeve të terrorizmit, veçanërisht kundër Organizatës Terroriste Fetullah (FETO), do të vazhdojë deri në fund”.

Ministri turk falënderoi të gjithë ata që po bëjnë përpjekje për kauzën e demokracisë në vend.

Simpoziumi u organizua në bashkëpunim të Platformës Ligjore të Turqisë, Unionit të Avokatëve Ndërkombëtarë, Shoqatës së Juristëve Kushtetues, Akademisë së Drejtësisë së Turqisë dhe Universitetit të Stambollit.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë më 20 korrik të vitit 2016 pas tentativës vdekjeprurëse të grusht shtetit të orkestruar nga FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, tentativë e cila la 251 dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur.

Ankaraja po ashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet shtetërore, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.