Turqia

Forcat turke për 45 ditë kanë neutralizuar 366 terroristë

Ministri turk i Mbrojtjes, tha se në aksionet e përmasave të mëdha dhe të mesme të organizuara në 45 ditët e fundit në vend dhe jashtë Turqisë, si dhe në aksionet ajrore, janë neutralizuar 366 terroristë

Sarp Özer  | 19.09.2018 - Përdıtësım : 20.09.2018
Forcat turke për 45 ditë kanë neutralizuar 366 terroristë

Ankara

ANKARA (AA) – Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, deklaroi se gjatë aksioneve në vend dhe operacionet jashtë kufijve të kryera në 45 ditët e fundit janë neutralizuar 366 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).

Akar u adresua në programin e organizuar me rastin e Ditës së veteranëve të mbajtur në Ankara.

Ministri turk i Mbrojtjes me këtë rast përmendi rëndësinë dhe kontributin e veteranëve përgjatë historisë, që nga periudha e qeverisjes osmane e deri më sot.

Ai theksoi se momentalisht po kalohet përmes një periudhe kyçe qoftë në nivelin rajonal ose global. “Në këtë periudhë, vendi ynë përballet me shumë kërcënime dhe rreziqe”, tha Akar.

Ai përmendi aksionet e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në vend dhe jashtë Turqisë të organizuara për të hequr kërcënimet që cenojnë paqen, stabilitetin dhe tërësinë e shtetit.

“Në këto operacione janë realizuar suksese të rëndësishme. Meritat më të mëdha u takojnë dëshmorëve dhe veteranëve tanë”, shtoi Akar.

Ai rikujtoi luftën e TSK-së kundër organizatave terroriste FETO, PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH, duke theksuar se lufta vendimtare do të vazhdohet derisa të gjithë terroristët të mposhten.

Sipas tij, në aksionet e përmasave të mëdha dhe të mesme të organizuara në 45 ditët e fundit në vend dhe jashtë Turqisë, si dhe në aksionet ajrore, janë neutralizuar 366 terroristë, përfshirë edhe krerë.

“Pjesëtarët e organizatave terroriste, qoftë në vend ose jashtë tij, do të ndiqen, gjenden dhe të gjithë neutralizohen. Vetëm në këtë mënyrë beteja jonë kundër terroristëve do të përfundojë”, theksoi Akar.

Ai shtoi se Turqia nga njëra anë ka vendosur siguri të kufijve, parandalon formimin e korridoreve terroriste dhe kryeson aktivitete tjera antiterroriste pa mos rrezikuar njerëzit e pafajshëm dhe dëmtuar infrastrukturën, ndërsa nga ana tjetër bën përpjekje të mëdha në vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

Ai rikujtoi se pas ofensivës “Mburoja e Eufratit” dhe operacionit “Dega e Ullirit” ka filluar kthimi i refugjatëve sirianë.

Ministri turk përmendi edhe përpjekjet që bëjnë për të vendosur paqe dhe stabilitet në Idlib të Sirisë, por edhe takimin e presidentit të Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan me homologun rus Vladimir Putin në Soçi. Akar shtoi se takimi në fjalë kaloi mirë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın