Turqia

Erdoğan: Turqia pret që Munbixhi të pastrohet nga terroristët

"Ne kemi një kufi prej 911 kilometrash (me Sirinë). Ne jemi nën kërcënim në çdo moment", tha presidenti turk Erdoğan

Nilay Kar  | 18.02.2019 - Përdıtësım : 19.02.2019
Erdoğan: Turqia pret që Munbixhi të pastrohet nga terroristët

Burdur

BURDUR (AA) - Turqia pret që rajoni Munbixh i Sirisë të çlirohet nga terroristët dhe t'u dorëzohet vendasve sa më shpejt që të jetë e mundur, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ashtu siç është premtuar, ne presim që Munbixhi të pastrohet nga terroristët sa më shpejt që të jetë e mundur dhe administrimi i tij t'i lihet popullatës lokale", tha Erdoğan në një miting në provincën jugperëndimore Burdur,

Turqia është zotuar të realizojë një operacion antiterrorist në lindje të Eufratit në Siri, pas dy operacioneve të ngjashme të suksesshme që nga viti 2016.

Marrëveshja për Munbixhin e qershorit të vitit 2018 midis Turqisë dhe SHBA-së parashihte tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga qyteti për të stabilizuar rajonin, që ndodhet në pjesën veriore të provincës së Halepit.

"Në këtë rajon, vetëm ata që nuk janë kundër Turqisë, por në anën e saj, do të fitojnë", tha presidenti turk duke iu referuar veriut të Sirisë.

Ai përsëriti vendosmërinë e Turqisë për të luftuar terrorizmin në Sirinë fqinje, duke thënë se "Ne do t'i japim një goditje të rëndë organizatës terroriste së shpejti".

Pa dhënë emra, presidenti kritikoi vendet "mijëra kilometra larg" që planifikojnë operacion ushtarak në Siri.

"Ne kemi një kufi prej 911 kilometrash (me Sirinë). Ne jemi nën kërcënim në çdo moment", tha ai.

"Çfarë lloj aleance e NATO-s është kjo?", tha Erdoğan.

"Ju u jepni terroristëve rreth 23.000 kamionë me armë dhe mjete përmes Irakut, por ne kërkuam, ju as nuk na i shitët ato", shtoi ai.

Turqia ka kritikuar në vazhdimësi SHBA-në për furnizim me armë organizatën terroriste YPG/PKK terroriste me arsyetimin e luftës kundër grupit terrorist DEASH, duke e cilësuar si të papranueshëm përdorimin e një grupi terrorist për të luftuar një tjetër.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve. YPG/PYD është dega e saj siriane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın