Turqia

DJ-i i famshëm turk: Guximi dhe gabimet, çelës i suksesit

"Kam 1.200 vepra. Me këto vepra kam bërë aktivitete në 42 shtete. Më së shumti kam shkuar në Itali, Marok, Shqipëri, Maqedoni, Tajlandë dhe Brazil", shprehet DJ-i turk

Hilal Uştuk  | 15.02.2019 - Përdıtësım : 16.02.2019
DJ-i i famshëm turk: Guximi dhe gabimet, çelës i suksesit ( Omar Shagaleh - Anadolu Agency )

Stamboll

HİLAL UŞTUK 

STAMBOLL (AA) - Ferhat Kantık, DJ-i turk me famë botërore, i njohur me emrin "DJ Kantik", thotë se zhvillimi i tij bazohet në guxim dhe prova të shumta, qoftë edhe duke gabuar, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për AA, Kantık, thekson se veprat e tij dëgjohen nga një masë e cila parapëlqen një lloj muzike të dalluar nga mosha 16 deri në 50 vjeç.

Ai shprehet se zhvillon veten në këtë fushë përmes provave, gabimeve dhe, siç thotë, madje edhe duke vënë nota të gabuara.

DJ-i 30-vjeçar që jeton në Manisa të Turqisë, ka kultivuar dashurinë për muzikën qysh nga mosha fëmijërore, por ka nisur karrierën profesionale me këngën "Miss Belalım" në viti 2005.

"Më vonë bëra pjesën muzikore me emrin 'Wapmatix Violin' në vitin 2010. Edhe ajo arriti te miliona njerëz. U bë melodi e telefonit për shumë njerëz. Madje më mundësoi të organizoj koncertin e parë në Egjipt në vitin 2010. Muajin e fundit, jam përfolur në botë me këngën 'Kul', e dëgjuar nga miliona persona...'Kul' ka hyrë në mesin e 38 këngëve më të kërkuara në treg dhe botë", thotë Kantık.

Kantık, siç tregon ai, veprat e tij i shpërndan edhe në llogaritë personale në rrjetet sociale, ndërsa këngët në fjalë arrijnë deri të 1,5 milion njerëz në ditë.

"Kam 1.200 vepra. Me këto vepra kam bërë aktivitete në 42 shtete. Më së shumti kam shkuar në Itali, Marok, Shqipëri, Maqedoni, Tajlandë dhe Brazil", shprehet DJ-i turk.

Kantık më tej thotë se është tejet i lidhur edhe me botën arabe që nga viti 2010, pasi është i dëgjuar edhe në këto vende dhe ka organizuar koncerte të shumta.

"Koncertin e parë e kisha në Egjipt në vitin 2010. Më pas mbajta koncerte sërish në Egjipt, Marok, Tunizi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kam shkuar thuajse në secilin shtet arab", thekson ai.

"Arsyeja e pëlqimit në vendet arabe është sinteza që bëj midis insturmenteve etnike të kulturës arabe, turke dhe Lindjes së Mesme me infrastrukturën dhe materialet muzikore elektronike bashkëkohore...Unë e shoh kombinimin si një nga faktorët e suksesit", shton Kantık.

Sipas tij, ndjekja e teknologjisë, guximi dhe largimi i frikës reflektohet edhe në komponimin e notave.

"Është në të mirë të të rinjve të jenë të guximshëm", thotë ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın