Ekonomi

Volkswagen paralajmëron ngadalësimin e shitjeve në tregjet globale

Fitimi pas taksës u rrit në 3.98 miliardë euro (4.42 miliardë dollarë) ndërsa të ardhurat u rritën për 11 për qind në 61.42 miliardë

Ekip   | 30.10.2019
Volkswagen paralajmëron ngadalësimin e shitjeve në tregjet globale

Frankfurt

Kompania gjigante gjermane Volkswagen tha se fitimet e saj janë rritur me 44 për qind në tremujorin e tretë falë një përzierjeje më fitimprurëse të automjeteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Megjithatë, Volkswagen paralajmëroi se tregjet globale po ngadalësojnë më shumë sesa pritej dhe ulën parashikimin për shitjet vjetore.

Fitimi pas taksës u rrit në 3.98 miliardë euro (4.42 miliardë dollarë) ndërsa të ardhurat u rritën për 11 për qind në 61.42 miliardë. Marzhi i shitjeve prej 7.8 për qind e tejkaloi synimin prej 6.5 - 7.5 për qind.

Kompania me qendër në Wolfsburg tha se pret që "tregjet e automjeteve do të kontraktohen më shpejtë nga sa ishin parashikuar më parë në shumë rajone të botës".

Më pas theksuan se shitjet do të jenë "në një nivel" me rekordin e vitit të kaluar prej 10.8 milionë automjete.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın