Ekonomi

Vazhdon rënia e lirës siriane, pavarësisht lëshimit në qarkullim të kartmonedhës së re

Përballja e regjimit të Asadit me sanksionet ekonomike nga SHBA-ja dhe BE-ja përballë krimeve të kryera kundër njerëzimit, ka shkaktuar që lira siriane të humbasë vlerë me shpejtësi

Ethem Emre Özcan   | 23.02.2021
Vazhdon rënia e lirës siriane, pavarësisht lëshimit në qarkullim të kartmonedhës së re

Ankara

Brenda një muaji pasi regjimi i Bashar al-Asadit lëshoi në qarkullim kartmonedhën e re 5 mijë lira, monedha vendase Lira siriane (LS) është zhvlerësuar me 13.3 për qind, ndërkohë që 1 dollar amerikan ka arritur në nivelin 3.400 lira siriane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Siri ku kriza ekonomike thellohet edhe më shumë, humbja e vlerës së lirës siriane është përshpejtuar pasi regjimi i Asadit lëshoi në qarkullim kartmonedhat e reja 5 mijë lirëshe.

Më 24 janar kur u lëshuan kartmonedhat e reja, 1 dollar këmbehej me rreth 3.000 lira siriane, ndërsa kjo shifër ka arritur në 3.400 lira siriane.

Në këtë mënyrë lira siriane ka pësuar një zhvlerësim rreth 13.3 për qind në një muaj.

Kriza ekonomike e cila vazhdon për dekada në Siri, u thellua në vitin 2011 me shpërthimin e luftës së brendshme.

Përdorimi i burimeve nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij për të luftuar me popullin e tij dhe për të shkatërruar infrastrukturën, e vendosi ekonominë e vendit në një situatë të vështirë.

Rënien e lirës siriane nuk ka mundur ta ndalin as kartmonedhat me shumë zero që lëshoi në treg regjimi i cili në rajonet që mban nën kontroll mbështet grupet milice vendase dhe të huaja që kryejnë grabitje, kontrabandë dhe plaçkitje.

Përballja e regjimit të Asadit me sanksionet ekonomike nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian përballë krimeve të kryera kundër njerëzimit, ka shkaktuar që lira siriane të humbasë vlerë me shpejtësi.

Përpara luftës së brendshme 1 dollar këmbehej me 50 lira siriane. Në këtë mënyrë lira siriane pas luftës së brendshme ka humbur 68 herë të vlerës së saj.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın