Ekonomi

"Turqia synon të zhvillojë partneritet të barabartë me vendet e Afrikës"

Rreth 3.000 biznesmenë afrikanë dhe turq u mblodhën në Forumin e Ekonomisë dhe Biznesit Turqi-Afrikë të mbajtur në Stamboll

Fatma Eda Topcu   | 21.10.2021
"Turqia synon të zhvillojë partneritet të barabartë me vendet e Afrikës" Foto: İsa Terli / AA

Stamboll

Qëllimi kryesor i Turqisë ka qenë të krijojë marrëdhënie me vendet afrikane në bazë të partneritetit të barabartë, respektit reciprok dhe parimit fito-fito, tha ministri turk i Tregtisë, Mehmet Muş, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kështu, qasja jonë ndaj kontinentit nuk ka qenë kurrë e përbërë nga motive të njëanshme ekonomike. Përkundrazi, synon të zhvillojë Afrikën krah për krah me Turqinë”, u tha Muş gazetarëve pas një takimi ministror si pjesë e Forumit të Ekonomisë dhe Biznesit Turqi-Afrikë.

Ai shtoi se Turqia mbështet vendet afrikane në fushat e shëndetit, infrastrukturës, logjistikës dhe sipërmarrjes së grave.

Për takimin ministror, ​​ai tha se në takim u diskutua thellimi i marrëdhënieve dypalëshe ekonomike.

Në vitin 2003, vendi formuloi një strategji për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me vendet afrikane, kujtoi ai.

Edicioni i tretë i Forumit dyditor të Ekonomisë dhe Biznesit Turqi-Afrikë nisi sot në metropolin turk Stamboll.

Muş tha se rreth 3.000 biznesmenë afrikanë dhe turq u mblodhën në këtë ngjarje.

Ngjarja do të përfshijë një takim ministror, ​​debate B2B (biznes-biznes), ceremoni nënshkrimi dhe panel diskutimesh në të cilat do të diskutohen disa tema, të tilla si bashkëpunimi në bujqësi, pandemia, inovacioni dhe financimi.

Vëllimi tregtar dypalësh i Turqisë dhe Afrikës, i cili ishte 5,4 miliardë dollarë në vitin 2003, arriti në 25 miliardë dollarë në vitin 2020, tha ministri, duke shtuar: “Eksportet tona (në Afrikë), të cilat ishin 2,1 miliardë dollarë në vitin 2003, arritën në 15,2 miliardë dollarë në vitin 2020”.

Ai tha se investimet e Turqisë në kontinent arritën deri më tani në 6 miliardë dollarë, ndërsa kontraktorët turq kanë marrë projekte me vlerë 77 miliardë dollarë.

Ka 43 ambasada turke dhe 26 këshilltarë tregtarë turq në gjithë kontinentin, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın