Ekonomi

Turqia ndër 5 prodhuesit kryesorë të pajisjeve të turbinave me erë

Duke theksuar se ministria ka lëshuar pothuajse 7 mijë stimuj për investime të energjisë së rinovueshme në tetë vitet e fundit, Varank tha se këto investime me vlerë 124 miliardë lira turke kanë krijuar mbi 19 mijë vende pune

Tuba Şahin   | 25.11.2020
Turqia ndër 5 prodhuesit kryesorë të pajisjeve të turbinave me erë

Ankara

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë i Turqisë, Mustafa Varank, ka deklaruar se vendi i tij renditet në mesin e pesë vendeve më të mira në Evropë me impiantet e saj të prodhimit në shkallë të gjerë për pajisjet e turbinave me erë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një seancë virtuale të Kongresit Turk të Energjisë së Erërave, Varank tha se Turqia shpreson ta bëjë industrinë e saj të brendshme më konkurruese në prodhimin e pajisjeve të turbinave me erë në tokë dhe në det të hapur.

"Ne do të ndërmarrim hapat e nevojshme për të prodhuar pajisje që ende nuk janë prodhuar në vendin tonë", tha Varank.

Duke theksuar se Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë ka lëshuar pothuajse 7 mijë stimuj për investime të energjisë së rinovueshme në tetë vitet e fundit, Varank tha se këto investime me vlerë 124 miliardë lira turke kanë krijuar mbi 19 mijë vende pune.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın