Ekonomi

"Turqia do të arrijë synimin e inflacionit nën 12 për qind për këtë vit"

Ministri turk i Financave dhe Thesarit, Berat Albayrak, ka theksuar se Turqia do të ruajë qëndrimin në luftën kundër inflacionit

Tuba Şahin   | 03.12.2019
"Turqia do të arrijë synimin e inflacionit nën 12 për qind për këtë vit"

Ankara

Ministri turk i Financave dhe Thesarit, Berat Albayrak, tha se Turqia do të përfundojë vitin 2019 duke arritur synimin e inflacionit prej më pak se 12 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vlerësuar shifrën e inflacionit të nëntorit në Twitter, Albayrak tha se rimëkëmbja e perspektivës vazhdon.

Më herët gjatë ditës, Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) njoftoi se Turqia pati një rritje vjetore prej 10,56 për qind të çmimeve të konsumit në nëntor.

Albayrak theksoi se shifrat ishin në përputhje me parashikimet e qeverisë.

Shkalla e inflacionit të Turqisë pritet të arrijë në 12 për qind këtë vit, siç përcaktohet në programin e ri ekonomik për vitet 2020-2022 të njoftuar nga qeveria në muajin shtator.

"Stabilizimi i kursit të këmbimit gjatë periudhës së balancimit, rritja e furnizimit me ushqim dhe rënia e importeve ruajnë perspektivën pozitive të inflacionit", vuri në dukje Albayrak.

Ai shtoi se presionet mbi çmimet e konsumit për shkak të indeksit të çmimeve të prodhuesve kanë shënuar ulje të ndjeshme.

"Që nga fillimi i vitit, inflacioni ka rënë për gati 10 pikë. Ne do të ruajmë qëndrimin tonë të fuqishëm në luftën kundër inflacionit", tha Albayrak.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın