Ekonomi

Turqia dhe Libia vendosën të zhvillojnë bashkëpunimin për naftën dhe gazin natyror

"Zhvilluam një mbledhje të frytshme me Mohamed Ahmed Oun, ministrin për Naftën dhe Gazin të Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë", tha ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez

Büşranur Begçecanlı  | 12.04.2021 - Përdıtësım : 13.04.2021
Turqia dhe Libia vendosën të zhvillojnë bashkëpunimin për naftën dhe gazin natyror

Ankara

Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, njoftoi se me Libinë kanë vendosur të zhvillojnë bashkëpunimin kryesisht për naftën dhe gazin natyror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Dönmez është shprehur se "Zhvilluam një mbledhje të frytshme me Mohamed Ahmed Oun, ministrin për Naftën dhe Gazin të Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë".

"Vendosëm të zhvillojmë bashkëpunimin kryesisht për naftën dhe gazin natyror", theksoi ministri Dönmez.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın