Ekonomi

"Turqia dhe Italia në 5 vite do të rrisin tregtinë dypalëshe në 30 miliardë dollarë"

Kompanitë italiane e shohin Turqinë si alternativë ndaj zinxhirëve të furnizimit kinezë, tha kreu i Dhomës Italiane të Tregtisë dhe Industrisë

Gökhan Ergöçün  | 26.11.2021 - Përdıtësım : 28.11.2021
"Turqia dhe Italia në 5 vite do të rrisin tregtinë dypalëshe në 30 miliardë dollarë"

Stamboll

Tregtia dypalëshe midis Turqisë dhe Italisë do të rritet në 20 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa brenda pesë viteve pritet të shkojë në 30 miliardë dollarë, deklaroi kreu i Dhomës Italiane të Tregtisë dhe Industrisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Investimet turke në Itali po rriten vazhdimisht pasi kompanitë e Turqisë e shohin Italinë si një portë për në Bashkimin Evropian, tha Livio Manzini në një konferencë në Stamboll.

Ai tha se bizneset italiane po kërkojnë gjithashtu zinxhirë furnizimi përveç Kinës dhe "nuk ka shumë alternativa më të mira se Turqia".

Italia do të marrë një paketë mbështetjeje të BE-së me vlerë 200 miliardë euro, e cila do të ringjallë ekonominë italiane dhe do të rrisë importet e saj, shtoi zyrtari.

Massimo Gaiani, ambasadori i Italisë në Ankara, e quajti Turqinë si një "partner vërtet pozitiv".

"Turqia është një partner vërtet pozitiv. Ekziston një ndjenjë e vërtetë besimi midis Italisë dhe Turqisë në politikë dhe ekonomi", tha ambasadori.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın