Ekonomi

Turqi, ekonomistët presin suficit 2 miliardë dollarësh të llogarisë rrjedhëse

Analiza e Anadolu Agency (AA) ka treaguar se vlerësimet për suficitin e llogarisë rrjedhëse për muajin shtator sillet nga 1,7 miliard deri në 2,4 miliardë dollarë

Tuba Şahin   | 11.11.2019
Turqi, ekonomistët presin suficit 2 miliardë dollarësh të llogarisë rrjedhëse

Ankara

Bilanci i llogarisë rrjedhëse i Turqisë parashikohet të dalë me një tepricë prej dy miliardë dollarësh për muajin shtator, tregoi një analizë e Anadolu Agency (AA).

Banka Qendrore e Turqisë ka vendosur të njoftojë gjendjen e llogarisë rrjedhëse të vendit për shtatorin më 12 nëntor.

Vlerësimet e një grupi prej 14 ekonomistësh që morën pjesë në një anketë të AA-së, variojnë midis 1,7 miliardë dhe 2,4 miliardë dollarë.

Bilanci i llogarisë rrjedhëse të Turqisë në gusht realizoi një suficit prej 2,6 miliardë dollarësh, duke u rritur për 554 milionë dollarë krahasuar me vitin e kaluar.

Programi i ri ekonomik i vendit, i njftuar në shtator, parashikon një normë të suficitit së llogarisë rrjedhëse ndaj PBB-së prej 0,1 për qind për vitin 2019.

Në vitin 2018, gjendja e llogarisë rrjedhëse shënoi deficit prej rreth 27,6 miliardë dollarësh, duke u përmirësuar me afër 47,5 miliardë dollarë nga deficiti i një viti më parë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın