Ekonomi

Turqi, BDY Group blen një kompani ruse të LPG-së

BDY Group tani ka në pronësi terminalin më të madh të ruajtjes së LPG-së në Turqi

Nuran Erkul Kaya  | 27.07.2020 - Përdıtësım : 27.07.2020
Turqi, BDY Group blen një kompani ruse të LPG-së

Stamboll

Kompania BDY Group me seli në Ankara, që vepron në sektorët e shitjes me shumicë, logjistikës, magazinimin dhe nxjerrjen e gazit të lëngshëm (LPG), përfundoi blerjen e kompanisë ruse Petgaz që drejton terminalin më të madh të magazinimit të LPG-së në Turqi, tha për Anadolu Agency (AA) anëtari i bordit të BDY Group, Koray Güzelderen.

Ai tha se negociatat për blerjen e terminalit që gjendet në Dörtyol, Hatay, një qytet jugor pranë Detit Mesdhe, filluan tre muaj më parë.

"Ne përfunduam një investim të rëndësishëm duke përvetësuar Petgaz. Kompania ka terminalin më të madh të ruajtjes së LPG-së në Turqi me 64.150 metra kub kapacitet", tha Güzelderen.

Ai shpjegoi se investimi do të luante një rol kritik si për sigurinë energjetike të Turqisë, ashtu edhe për aktivitetet e kompanisë me LPG-në në drejtim të rritjes së eksporteve.

"Ne synojmë të përmirësojmë vëllimet e eksportit të kompanisë në tregun e Mesdheut nga terminali, si dhe të zgjerojmë tregjet e eksportit në vendet evropiane", theksoi Güzelderen.

Si BDY Group, ai tha kjo blerje do të lejojë zgjerimin e personelit të tyre të logjistikës në 100, krijimin e më shumë vendeve të punës dhe të ofrojë mundësi të reja për partneritet të ri të huaj në të ardhmen.

Në vitin 2012, Petgaz BV bleu terminalin nga kompania e energjisë BP.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın