Ekonomi

"Turkish Airlines" rishikon planin e flotës me "Airbus"

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, kompania ajrore kombëtare e Turqisë dhe "Airbus" rishikojnë dërgesa të caktuara

Tuba Şahin  | 23.10.2020 - Përdıtësım : 24.10.2020
"Turkish Airlines" rishikon planin e flotës me "Airbus"

Ankara

Aviotransportuesi kombëtar i Turqisë "Turkish Airlines" njoftoi sot se ka rishikuar planin e saj të flotës me "Airbus" për shkak të efekteve të pandemisë së COVID-19 në aviacion, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në marrëveshje me "Airbus", kompania planifikoi disa dërgesa dhe përshtati porositë e përgjithshme të parealizuara në aftësitë e tyre operacionale dhe financiare për të siguruar një bazë të fortë për të ardhmen e linjës ajrore, thuhet në një deklaratë të postuar në platformën e zbulimit publik të Borsa Stamboll.

"Kjo marrëveshje gjithashtu merr parasysh partneritetin e fortë industrial që ekziston midis 'Airbus' dhe Turqisë i cili është thelbësor në këto kohëra të vështira të industrisë sonë", vuri në dukje ajo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.