Ekonomi

"Trump kërkon marrëveshje të tregtisë së lirë me Japoninë"

Mediat japoneze raportuan se “Raporti ekonomik i presidentit” tha se administrata e Trumpit do të kërkoj një hapje të tregut bujqësor të vendit në kuadër të marrëveshjes së propozuar FTA

Riyaz ul Khaliq  | 20.03.2019 - Përdıtësım : 21.03.2019
"Trump kërkon marrëveshje të tregtisë së lirë me Japoninë" Foto: AA/Arhiv

Ankara

SHBA po kërkon një Marrëveshje të Tregtisë së Liri (FTA) me Japoninë me një fokus në bujqësi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat japoneze raportuan se “Raporti ekonomik i presidentit”, që do të paraqitet në Kongresin e SHBA-ve, tha se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, do të kërkoj një hapje të tregut bujqësor të vendit në kuadër të marrëveshjes së propozuar FTA.

Më herët, përfaqësuesi amerikan i tregtisë, Robert Lighthizer, tha se Washingtoni dhe Tokio pritej të nisin negociatat mbi marrëveshjen FTA këtë muaj, por të njëjtat mund të shtyhen deri në muajin prill ose maj, pasi SHBA është e përqendruar në bisedimet e vazhdueshme tregtare me Kinën.

E përditshmja japoneze Mainichi raportoi se edhe pse SHBA po shqyrton një “pakt gjithëpërfshirës” që mbulon disa fusha, përfshirë mallra, shërbime, investime dhe valutë, Japonia ka këmbëngulur se të dy qeveritë synojnë një marrëveshje tregtare vetëm për mallrat.

Raporti i Trumpit po ashtu i referohej vendosjes së “një sistemi të ndryshueshëm tarifash” të Tokios mbi importet e mishit të viçit dhe derrit.

“Një numër konkurrentësh ndërkombëtar, të tilla si Australia, përballen me tarifa shumë më të ulta japoneze, kështu që një marrëveshje e tregtisë së lirë me Japoninë mund të niveloj fushën e lojës për eksportuesit e SHBA-ve”, raporton Mainichi.

Raporti u publikua pasi Lighthizer shprehu shqetësimin se marrëveshja e tregtisë së lirië e Japonisë me Bashkimin Evropian (BE) dhe zbatimi i një partneriteti të rishqyrtuar trans-paqësor, një marrëveshje FTA me 11 anëtarë përfshirë Japoninë dhe Australinë, do të dëmtoj interesat e fermerëve amerikanë.

Pekinin dhe Tokion, dy importuesit më të mëdhenj të gazit natyror të lëngshëm në botë, raporti i presidentit amerikan tha se do t’i nxit për të rritur blerjen e gazit natyror të lëngshëm nga SHBA-të.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın