Ekonomi

Trazirat ekonomike në Argjentinë, mundësi për Turqinë

Kriza ka ndikim negativ në perceptimin e tregjeve në zhvillim, por gjithashtu sjellë mësime dhe mundësi për Turqinë

Aysu Biçer   | 08.09.2019
Trazirat ekonomike në Argjentinë, mundësi për Turqinë

Ankara

AYSU BIÇER

Tazirat ekonomike në Argjentinë kanë ngritur disa shqetësime për ekonomitë në zhvillim në të ardhmen, duke zbuluar disa fakte për rolin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në zhvillimin global dhe duke i ofruar mundësi Turqisë, thonë ekspertët, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kombi i Amerikës së Jugut është përballur me trazira masive financiare gjatë javëve të fundit për shkak të pasigurisë që buron nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat kanë tronditur pushtetin e presidentit argjentinas Mauricio Macri i cili është miqësor ndaj biznesit.

Kur u bë president në 2015, Macri u zotua të rigjallërojë ekonominë e Argjentinës por në më pak se tre vjet më vonë, ai u detyrua të zgjidhte FMN-në.

Një marrëveshje e gatshme me FMN-në në mesin e vitit 2018 për 57 miliardë dollarë që synon të bindë investitorët e huaj për të investuar në vend, si dhe të mbështesin qeverinë në luftën kundër deficitit fiskal gjithnjë në rritje dhe inflacionit të madh.

Por, fondi nuk rezultoi i dobishëm, siç pritej, dhe masat shtrënguese kanë bërë që argjentinasit, të cilët akuzojnë politikat e FMN-së për shkatërrimin e ekonomisë në fillim të viteve 2000, të protestojnë kundër qeverisë së Macri-t mes rritjes së tensioneve për çmimet më të larta të konsumatorit.

Gjithashtu, investitorët e huaj kanë nxituar të shesin pesosin, pasi monedha vendase përballej me trazira.

Investitorët syrin tek Turqia

"Megjithëse kriza në Argjentinë ka një ndikim negativ në ekonomitë në zhvillim, kjo gjithashtu do të sillte disa mundësi për Turqinë që relativisht duket më mirë në krahasim me të tjerët", tha një burim, nga JP Morgan i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimit për t'u prononcuar për media.

Ai tha se jo vetëm që Argjentina përballet me këto probleme, por edhe vendet e tjera në zhvillim si Rusia, Brazili dhe Meksika, duke bërë që investitorët e huaj të kthehen kah Turqia.

Duke kujtuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për krizën e Krimesë, ai vuri në dukje se institucionet financiare si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Bashkëpunimi Financiar Ndërkombëtar (IFC) i kanë kthyer sytë nga Turqia.

"Tregjet financiare nuk janë bardh e zi", tha ai, duke shtuar se trazirat ekonomike të Argjentinës mund të kenë ndikime negative dhe pozitive në ekonominë e Turqisë.

Krahasimi i Argjentinës dhe Turqisë

Erhan Aslanoglu, profesor në Universitetin "Piri Reis" me qendër në Stamboll, tha se Turqia dhe Argjentina kanë dinamikë të ndryshme për sa i përket bazave të tyre ekonomike.

"E para ka borxh të sektorit privat ndërsa i dyti lufton me borxhin e qeverisë, rritjen ekonomike të bazuar në kredi dhe deficitin aktual të bilancit", tha ai.

Ai shtoi se Argjentina nuk mund të ribalancojë ekonominë e saj që nga viti i kaluar, megjithë një kredie të FMN-së dhe normës më të lartë të interesit për paratë e saj.

"Turqia ka një rrëfim ndryshe. Pasojat e krizës së monedhës që shpërthyen vitin e kaluar, ajo ka arritur të futet në procesin e ribalancimit", tha ai, duke përmendur se ekonomia u rrit me një ritëm më të ngadaltë në tremujorin e dytë të 2019 sesa në tre muajt e mëparshëm.

Shifrat e fundit zyrtare të Turqisë treguan se ekonomia ka ecur më mirë se sa që pritej, me ndihmën e konsumit të familjes, eksportit, turizmit dhe stimulit fiskal.

Sondazhet nga Anadolu Agency parashikuan që ekonomia të kontraktohej me më shumë se 1.5 për qind, duke parashikuar shifrat në 1.8 për qind.

'Argjentina ka potencial'

Necati Kutlu, drejtori i Qendrës për Studime të Amerikës Latine në Universitetin e Ankarasë, paralajmëroi se duhet treguar mjaft të kujdesshëm në vlerësimin e perspektivës ekonomike të dy vendeve pasiqë ka dallime të mëdha sa i përket tipareve demografike.

"Të dyja vendet ndryshojnë në karakteristikat demografike, për shembull popullsia e Turqisë arrin në 82 milionë ndërsa Argjentina ka pothuajse gjysmën e saj", tha ai.

Duke treguar një ndryshim tjetër, Kutlu vuri në dukje se Turqia është një vend turistik dhe falë kësaj ka të ardhura periodike të cilat Argjentina nuk i arrin.

"Ky është një ndryshim i rëndësishëm. Ne nuk mund të injorojmë faktin se ky aspekt e ndihmoi Turqinë në ribalancimin e ekonomisë së saj gjatë tronditjes së monedhës", tha ai.

Ai gjithashtu sugjeron që Argjentina do ta kapërcejë këtë krizë me ndihmën e veçorive të saj demografike.

"Argjentina është një vend shumë i konsiderueshëm, me 2.780.400 kilometra katrorë tokë pjellore, duke e bërë atë të ketë një densitet të ulët të popullsisë si dhe një potencial të madh për bujqësinë", tha ai.

Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme ka të ngjarë të ndryshojnë pushtetin, por prap se prap nuk do të ketë ndryshime rrënjësore në politikën e Argjentinës, duke sugjeruar që vendi të mos shndërrohet në një Venezuelë.

- Programet e FMN-së në qendër të vëmendjes

FMN ka qenë në zemër të menaxhimit të krizës globale ekonomike, duke tërhequr kritika dhe lavdërime për përpjekjet e saj në promovimin e stabilitetit financiar.

Zhvillimet e fundit në ekonominë argjentinase e kanë sjellë përsëri këtë çështje në tryezë dhe duke nxjerrë disa mësime nga të cilat mund të përfitojnë disa vende në zhvillim.

Disa ekonomistë pretendojnë se bazat e programeve të FMN-së kanë nevojë për disa rregullime, duke përmendur që ato programe janë përqendruar kryesisht në zvogëlimin e deficiteve të qeverisë.

Sipas Aslanoglu, qasja kryesore e programeve të FMN-së është problematike, duke u përqendruar vetëm në uljen e deficitit qeveritar.

"Ne e kemi parë këtë nga përvoja greke me FMN-në, programet e rregullimit forcojnë zvogëlimin e shpenzimeve sociale nga e cila përfitojnë veçanërisht të varfërit", tha ai.

Masat shtrënguese të dhëna nga Bashkimi Evropian dhe FMN-ja në vitin 2010, në këmbim të ndihmës së madhe të shpëtimit, kanë tërhequr kritikat në të gjithë Greqinë.

Ai shtoi se pavarësisht se shumë kritikë kanë ofruar opsionin e FMN-së pas shpërthimit të krizës së monedhës vitin e kaluar, Turqia nuk ka nevojë të kërkojë ndihmën e FMN-së.

"Nëse zbatohen politika të drejta fiskale, Turqia mund të gjejë lehtësisht paratë e nevojshme për borxhin e sektorit privat", tha ai.

Ai shtoi se aksionet globale të borxhit me efekt negativ tani po arrijnë në 17 trilionë dollarë nga të cilët Turqia mund të merrte më shumë fonde sesa mund të kërkonte nga FMN-ja.

"Turqia duhet të përqendrohet në rritjen e qëndrueshme dhe të vendosë reformat e duhura strukturore, atëherë paratë zënë vendin e tyre", tha Aslanoglu.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.