Ekonomi

Teksasi planifikon frenimin më të madh të prodhimit të naftës që nga 1972

Kompanitë amerikane të argjilës kanë ulur deri në 50 për qind të shpenzimeve të planifikuara për shkak të rënies së kërkesës që nga prishja e marrëveshjes së OPEC plus

Sibel Morrow   | 20.03.2020
Teksasi planifikon frenimin më të madh të prodhimit të naftës që nga 1972

Ankara

Rregullatori shtetëror i naftës në Teksas të SHBA-ve shqyrton frenimin e prodhimit të naftës së papërpunuar për herë të parë në gjysmë shekulli në përpjekje për të parandaluar rënien dramatike të çmimit të naftës dhe për të instaluar një klimë më të mirë ekonomike dhe politike, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Masa vjen pas rritjes së tensioneve në tregjet e naftës pas mosarritjes së marrëveshjes në bisedimet midis Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe Rusisë më 6 mars për të siguruar një frenim të mëtejshëm të prodhimit të naftës në nivelet e tyre të prodhimit.

Çmimet e markës Brent dhe WTI kanë rënë nën 30 dollarë për fuçi, pasi shqetësimet për një lufte të afërt çmimesh midis prodhuesve u bë realitet.

Sipas raportimeve, kompanitë amerikane të argjilës kanë shkurtuar deri në 50 për qind të shpenzimeve të planifikuara, pasi kërkesa në rënie për shkak të koronavirusit dhe lufta e çmimeve midis Arabisë Saudite dhe Rusisë ka çuar në rënie tregun e naftës.

Rregullatori i naftës në Teksas vendosi për herë të fundit fenimin e prodhimit naftës në Teksas në mars të vitit 1972, kur lejoi që të gjitha puset në shtet të rridhnin në 100 për qind të kapacitetit të tyre për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Më 13 mars, çmimet e naftës së papërpunuar regjistruan një humbje javore rreth 20 për qind, duke shënuar rënien më të madhe javore në 29 vitet e fundit për shkak të kërkesës së ulët të shkaktuar nga koronavirusi shoqëruar me rrezikun e rritjes së tepërt.

Kompania shtetërore e naftës e Arabisë Saudite "Aramco", javën e kaluar njoftoi se do të rrisë furnizimin e saj me naftë bruto në 12.3 milionë fuçi në ditë në prill. Mbretëria më vonë njoftoi se synon të rrisë më tej prodhimin e naftës në prill dhe maj, me qëllim të nxjerrjes së më shumë se 10 milionë fuçi në ditë përderisa Mbretëria eksploron një fushë të re nafte.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.