Ekonomi

S&P konfirmon normën kreditore të Turqisë

Norma afatgjate e vendit e monedhave të huaja dhe vendore mbetën të pandryshuara nga agjencia e vlerësimit me bazë në SHBA

Erdoğan Çağatay Zontur   | 23.01.2021
S&P konfirmon normën kreditore të Turqisë

Ankara

Agjencia e vlerësimit Standard&Poor (S&P) mbajti të pandryshuar normën kreditore të Turqisë të premten vonë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Norma e kredisë afatgjate të valutës së huaj e Turqisë mbeti në B+, ndërsa norma afatgjate e kredisë së monedhës vendase gjithashtu u ruajt në BB-.

Parashikimet janë të qëndrueshme, theksoi agjencia, duke shtuar se ekonomia e Turqisë në vitin 2020 u rrit me 0,9 për qind për shkak të stimujve të kredive për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në korrik, parashikimet e S&P-së ishin se ekonomia e Turqisë do të tkurrej 3,3 për qind në vitin 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın