Bota, Ekonomi

Shkalla e papunësisë në BE në muajin qershor rritet në 7,1 për qind

Nga muaji në muaj, numri i personave të papunë nën hijen e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) u rrit për 281 mijë në bllokun e përbërë nga 27 vende anëtare

Aysu Biçer  | 30.07.2020 - Përdıtësım : 31.07.2020
Shkalla e papunësisë në BE në muajin qershor rritet në 7,1 për qind

Ankara

Zyra e statistikave e Bashkimit Evropian (BE) ka bërë të ditur se në muajin qershor shkalla e papunësisë në bllokun evropian është rritur në 7,1 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga muaji në muaj, numri i personave të papunë nën hijen e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) u rrit për 281 mijë në bllokun e përbërë nga 27 vende anëtare.

Eurostat njoftoi se në muajin maj shifra e papunësisë u rrit në 7 për qind.

Ndërkohë, në muajin qershor shkalla e papunësisë arriti në 7,8 për qind në eurozonë, në zonën e 19 nga 27 vendet anëtare të BE-së, krahasuar me muajin e mëparshëm kur shkalla e papunësisë arriti në 7,7 për qind.

Tek gratë në BE, shkalla e papunësisë në muajin qershor ishte 7,5, ndërsa tek burrat ishte 6,7 për qind.

Rreth 3 milionë të rinj të papunë nën moshën 25-vjeçare në BE janë të papunë, duke e çuar shkallën e papunësisë së të rinjve në 16,8 për qind në muajin qershor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın