Ekonomi

SHBA, kërkesat e papunësisë bien nën 400 mijë për herë të dytë gjatë pandemisë

Më shumë se 22 milionë persona në ekonominë më të madhe në botë humbën vendet e punës në mars dhe prill 2020 për shkak të COVID-19

Övünç Kutlu   | 11.06.2021
SHBA, kërkesat e papunësisë bien nën 400 mijë për herë të dytë gjatë pandemisë

Ankara

Numri i amerikanëve që paraqesin kërkesa të papunësisë ra për 9 mijë në 376 mijë javën e kaluar, duke shënuar herën e dytë që kjo shifër bie nën 400 mijë që nga marsi i vitit 2020, njoftoi të enjten Departamenti i Punës në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu kjo shënon për herë të dhjetë gjatë pandemisë së koronavirusit që kërkesat e papunësisë të ishin nën 700 mijë.

Analistët prisnin që ky numër të ishte në 370 mijë për javën që përfundon më 5 qershor. Java e mëparshme ishte e parishikuar në 385 mijë.

Shkalla e papunësisë ra në 5.8 për qind në maj, nga 6.1 për qind sa ishte muajin e kaluar.

Megjithatë, SHBA-ja ka ende 9.3 milionë persona të papunë pasi shtuan 559 mijë vende pune muajin e kaluar.

Më shumë se 22 milionë persona në ekonominë më të madhe në botë humbën vendet e punës në mars dhe prill 2020 për shkak të COVID-19.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın