Ekonomi

Rosneft humb 2.2 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2020

Në njoftimin e Rosneft-it thuhet se të ardhurat e kompanisë janë ulur për 15 për qind në kuartalin e parë të këtij viti në raport me vitin 2019, duke rënë në 1.8 miliardë rubla (rreth 24 miliardë dollarë)

Emre Gürkan Abay   | 15.05.2020
Rosneft humb 2.2 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2020

Moskë

Kompania më e madhe ruse e naftës Rosneft ka pësuar humbje prej 156 miliardë rubla në kuartalin e parë të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Rosneft-it thuhet se të ardhurat e kompanisë janë ulur për 15 për qind në kuartalin e parë të këtij viti në raport me vitin 2019, duke rënë në 1.8 miliardë rubla (rreth 24 miliardë dollarë).

Në këtë periudhë, prodhimi i naftës i kompanisë ka rënë me 1.1 për qind, gjegjësisht 57 milionë ton, ndërsa kompania konfirmoi humbje prej 156 miliardë rubla (afërsisht 2.2 miliardë dollarë) në tremujorin e parë të vitit 2020.

Thuhet se të gjitha pasuritë e kompanisë në Venezuelë u transferuan në pronësi të qeverisë ruse, e cila ndaloi plotësisht operacionet e kompanisë në vend.

Fitimi neto i Rosneft në vitin 2019 arriti në 708 miliardë rubla, një rritje prej 29 për qind krahasuar me një vit më parë


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın