Ekonomi

"Qeveria britanike duhet të nisë pako stimuluese prej 100 miliardë funte"

Raporti i publikuar nga Resolution Foundation thekson se Sekretari britanik i Financave, Rishi Sunak duhet të ndjekë SHBA-në dhe të nisë pako stimuluese prej 100 miliardë funte

Gökhan Kurtaran  | 25.02.2021 - Përdıtësım : 26.02.2021
"Qeveria britanike duhet të nisë pako stimuluese prej 100 miliardë funte"

Londër

Think tank-u britanik, Resolution Foundation tha se Qeveria e Britanisë së Madhe duhet të shpall një pako stimuluese prej 100 miliardë funte apo 115.59 miliardë euro për të kthyer ekonominë në binarët e duhur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti i publikuar nga Think tank-u me bazë në Londër thekson se Sekretari britanik i Financave, Rishi Sunak duhet të ndjekë SHBA-në dhe të nisë pako stimuluese prej 100 miliardë funte me qëllim të ringjalljes së ekonomisë.

Programi mbështetës i pagesës së pagave në vend, i cili vazhdon nga marsi i vitit të kaluar, do të përfundojë në fund të prillit të këtij viti. Më tej theksohet se nevojiten mjete shtesë financiare për mbështetjen e punonjësve, kompanive dhe të papunëve.

Drejtori i Resolution Foundation, James Smith tha se është shumë e rëndësishme që qeveria britanike t'i ofrojë mbështetje ekonomisë.

"Sekretari i Financave, Sunak duhet që me mbështetjen aktuale financiare, me stimuj të rinj prej 100 miliardë funte duhet të mbështesë planin e rimëkëmbjes së ekonomisë britanike pas heqjes së karantinës", tha Smith.

Qeveria britanike ka shpenzuar rreth 280 miliardë funte apo 323.7 miliardë euro, për mbështetjen e ekonomisë gjatë pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Në këtë vend 9.9 milionë persona që nuk kanë mundësi të punojnë për shkak të kufizimeve të imponuara gjatë pandemisë, vazhdojnë të marrin paga nga programi i qeverisë për mbështetje. Në kuadër të programit të mbështetjes për pagat, i cili pritet të përfundojë në fund të prillit, punonjësve u jepet 80 për qind e pagës, më e larta 2.500 funte apo 2.890 euro, në këmbim të qëndrimit në shtëpi.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.