Ekonomi

"Presim që rritja ekonomike e Kinës këtë vit të bie nën 2 për qind"

Fitch Ratings theksoi se autoritetet kineze janë përgjigjur kryesisht me masa shëndetësore dhe sociale në kontekstin e zvogëlimit të kontaktit njerëzor, por se në masë të madhe mungonin masat ekonomike dhe nxitëse

Belgin Yakışan Mutlu  | 09.04.2020 - Përdıtësım : 09.04.2020
"Presim që rritja ekonomike e Kinës këtë vit të bie nën 2 për qind"

Stamboll

Agencia Ndërkombëtare Fitch Ratings parashikon se rritja ekonomike e Kinës do të bie nën dy për qind këtë vit, raporton Anadolu Agency (AA).

Fitch në faqen e saj zyrtare theksoi se autoritetet kineze për parandalimin e pandemisë së koronavirusit nga fillimi janë përgjigjur kryesisht me masa shëndetësore dhe sociale në kontekstin e zvogëlimit të kontaktit njerëzor, por se në masë të madhe mungonin masat ekonomike dhe nxitëse.

"Kongresi Popullor i Kinës njoftoi mbajtjen e seancës më 18-19 prill. Kongresi duhet të zbulojë shtrirjen dhe mënyrën e reagimit të planifikuar ekonomik dhe politik ndaj pandemisë. Ky do të jetë një faktor i rëndësishëm në përpilimin e vlerësimit të kreditit për Kinën", thuhet në deklaratë.

Fitch më tej thotë se shumica e masave politike dhe ekonomike të qeverisë kineze janë akoma në pritje.

"Rritja ekonomike në Kinë ishte 6.1 përqind vitin e kaluar, dhe këtë vit ne presim që rritja të bie nën dy për qind. Parashikimet bazohen në dobësimin e vazhdueshëm të kërkesës nga jashtë dhe efektet shkatërruese të pandemisë së koronavirusit", thuhet në deklaratë. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın