Ekonomi

Peter: Nëse referendumi nuk kalon, mund të ndodhë destabilizimi i denarit

"Nuk dëshiroj kjo të ndodhë, as që po paralajmëroj një gjë të tillë, megjithatë, nëse të dielën dështon referendumi, është i mundur një destabilizim i denarit", deklaroi Peter

Husameddin Gina  | 25.09.2018 - Përdıtësım : 25.09.2018
Peter: Nëse referendumi nuk kalon, mund të ndodhë destabilizimi i denarit

Shkup

SHKUP (АА) – Këshilli i investitorëve të huaj në Maqedoni, paralajmëron se në rast të dështimit të referendumit, është i mundur një destabilizimi i denarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Këshillit, Shtefan Peter, në një konferencë për mediat në Odën Ekonomike të Maqedonisë, ku shpalosi pikëpamjet për perspektivat euroatlantike të vendit, tha se referendumi i 30 shtatorit është jetik për vendin, duke shtuar se dështimi eventual, mund të destabilizojë valutën e denarit.

“Nuk dëshiroj kjo të ndodhë, as që po paralajmëroj një gjë të tillë, megjithatë, nëse të dielën dështon referendumi, është i mundur një destabilizim i denarit”, deklaroi Peter.

Sipas tij, është e vështirë të mbijetojë një valutë të cilën e përdorin dy milionë njerëz.

"Mendimi im personal i bazuar në arsimimin që kam marrë në këtë fushë, është se një valutë e përdorur nga 2 milionë banorë, nuk mund të mbijetojë", tha më tej Peter.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë të dalin të dielën dhe të votojnë.

"Nëse qytetarët e Maqedonisë dëshirojnë të planifikojnë jetën e tyre duke mos u varur nga dikush tjetër, atëherë duhet të përdorin të dielën, por jo për kafe, jo për drekë, por të shkojnë në vendvotim dhe të votojnë”, porositi Peter, i cili aktualisht mban postin e kryetarit të Bordit Drejtues të EVN-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.